Seancë gjyqësore për rastin “Titanik”, dëshmuan pjesëtarë të NJJSSH-së dhe gazetarë të ish TV A1
Një pjesëtar i Njësitit për Sistemim të Shpejtë në kuadër të MPB-së...

Një pjesëtar i Njësitit për Sistemim të Shpejtë në kuadër të MPB-së ishte pjesë e dëshmitarëve në seancën gjyqësore për rastin “Titanik”. Ai në deklaratën e tij tha se në vitin 2011 ka qenë në pozitën e tim liderit dhe se ata kanë vepruar në nivel të shtetit, me këtë rast edhe në Ohër.
Lidhur me zgjedhjet në këtë qytet në vitin 2011 ai deklaroi se nuk ka qenë i pranishëm atje.
“Urdhrat i kemi marrë me shkrim. Me detyrë në Ohër jam emëruar në vitin 2011. Më parë kam qenë në njësitin ALFA na dërgonin si ndihmë nga Njësitit për Sistemim të Shpejtë”, deklaroi ai.
Paraprakisht dëshmuan edhe gazetarë të mëparshëm të televizionit A1 për aferën “Listat” nga viti 2011.
Dëshmitari, Mlladen Çadikovski, si kryeredaktor i televizionit A1 në vitin 2011, pak para zgjedhjeve mori lista me emra të njerëzve, një pjesë prej tyre funksionarë, një pjesë votues në partinë politike VMRO-DPMNE, dhe se së bashku me koleget Sashka Cvetkovska dhe Natasha Stojanovska kanë mbajtur kolegjium ku u vendos të hetohet afera “Listat”.
“Filluam të hulumtonim, nuk deshëm vetëm ashtu t’i publikojmë dokumentet. Materialet i xhiruam me ton përmes telefonit. Iu paraqitëm njerëzve nga listat, u prezantuam si pjesë e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së dhe përgjigjet ishin në drejtim që i përshkruante në lista.”,- deklaroi Çadikovski. Ai njoftoi se materialet e grumbulluara i parashtruan për procesin në PTH, por se nuk ishte thirrur për të dëshmuar.
E akuzuara, Gordana Jankullovska,e pyeti nëse në lista ka qenë ndonjë nga të akuzuarit, dëshmitari Çadikovski, tha se jo.
Dëshmitarja, Sashka Cvetkovska, gjatë dëshmisë u përqendrua në përmbajtjen dhe profilin e personave që ishin pjesë e listave.
“Listat përmbanin të dhëna, nga të dhënat e përgjithshme, numrat e telefonit dhe vendvotimet ku duhet të votojnë. Ata ishin persona që falë aparatit shtetëror morën pozita pune. Meqenëse morën privilegje nga partia, ata patën për obligim të sjellin 15 apo 30 vota varësisht në cilën pozitë ishin të punësuar në institucione. Më shpesh bëhej fjalë për persona udhëheqës”, deklaroi dëshmitarja Cvetkovska.
Në listë kishte edhe persona nga institucionet edukative dhe shëndetësore.”
Sipas aktakuzës për rastin “Titanik” si të dyshuar për vepra të ndryshme penale lidhur me financim joligjor të partisë politike VMRO-DPMNE dhe për shkelje të proceseve zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013 janë të dyshuar 20 persona.
Në mesin e tyre janë edhe ish-funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjer, Ilija Dimovski dhe të tjerë. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
