Bruksel, Osmani dhe Dimitrov takim me Lenarçiç

25.01.2021 19:32

Shefi i diplomacispë Bujar Osmani dhe Zëvendës Kryeministri për Çështjet Evropiane, Nikola Dimitrov...

Shefi i diplomacispë Bujar Osmani dhe Zëvendës Kryeministri për  Çështjet Evropiane, Nikola Dimitrov po qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel, me ç’rast në Komisionin Evropian u takuan  me komisionerin e BE-së për Menaxhim me Kriza, Janez Lenarçiç.

Në njoftimin me shkrim të Qeverisë thuhet se Dimitrov dhe Osmani shprehën mirënjohje për ndihmën e dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili u aktivizua menjëherë pasi u deklarua pandemia e virusit korona. Ata theksuan rëndësinë e BE që të siguron në afat sa më të shpejt vaksina në rajon, për të cilat tash më janë ndarë 70 milion euro.

“Fokusi i bisedimeve në të gjitha takimet ishin hapat e ardhshëm në rrugën evropiane të Maqedonisë Veriore, përfshirë miratimin e Kornizës Negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Komisioneri Lenarçiç njëherit ka  shprehur mbështetje të fortë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë Veriore, si dhe gatishmëri për mbështetje të vazhdueshme nga ekipi i tij.

Në margjinat e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, Osmani dhe Dimitrov realizuan takime edhe me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe Ministrin e Punëve të Jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto.