Shqipëri, dosja e përgjimeve në Itali përplas PS-në dhe PD-në
Dosja e përgjimeve në Itali, ku mafiozë të organizatës “Ndragheta”....

Dosja e përgjimeve në Itali, ku mafiozë të organizatës “Ndragheta” përmendin zyrtarë të lartë shqiptarë, ka sjellë përplasje deklaratash mes qeverisë dhe Partisë Demokratike.
Sekretari i përgjithshëm i partisë socialiste, Taulant Balla, tha se për dosjen duhet pyetur lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka njohje të afërta me eurodeputetin e përgjuar.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha zgjodhi një postim në rrjetet sociale për të shigjetuar kryeministrin, Edi Rama, për lidhje mafioze.
Selia blu reagoi edhe përmes ish deputetes, Jorida Tabaku, sipas së cilës, përgjimet konfirmojnë lidhjet e qeverisë dhe bashkisë më krimin.
Këtë të hënë, SPAK është vënë në komunikim me autoritetet italiane lidhur me dosjen e përgjimeve të Antimafias, ku përmenden edhe emrat e zyrtarëve të lartë, mes të cilëve edhe i presidentit Meta, kryebashkiakut Veliaj dhe një ministri. (Luljeta Ndoka, TVM2)
