KShZ, mbahet mbledhja e parë e përbërjes së re

25.01.2021 20:00

Partitë politike do të marrin rreth 170 milion denarë....

Partitë politike do të marrin rreth 170 milion denarë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Kjo u miratua në mbledhjen e pare të përbërjes së re të KShZ-së të drejtuar nga kryetari i ri Dashtevski.

Njëherit u bë e ditur se mungojnë mjetet për të siguruar kushtet për votim me shenja të gishtërinjve, për çka nevojiten 300 milion denarë, të cilat do t’i kërkojnë nga Ministria e Financave.

Po ashtu nga KSHZ zotohen se do të punojnë në përmirësimin e softuerit për publikimin e të dhënave në ditën e zgjedhjeve.