Nxënësit dhe prindërit nga Likova sërish në protesta

17.11.2014 18:28

Nxënësit dhe prindërit e Gjimnazit “Sami Frashëri“ në Kumanovë, të cilët vijnë nga Likova, sot sërish kanë aktivizuar protestat në shenjë revolte për mospagesën e transportit nga fshatrat e Likovës deri në Kumanovë dhe anasjelltas........

Ata sot madje bllokuan edhe dyert e shkollës, duke mos lejuar hyrjen e nxënësve.

Për drejtorin e gjimnazit, Hysen Rrahmani, vendi i nxënësve nuk është në protesta, por në bankat shkollore, ndërkaq prindërit e tyre munden të protestojnë dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre.

Ndryshe, në këtë gjimnaz mësojnë mbi 200 nxënës nga fshatrat e Komunës së Likovës dhe të njëjtëve deri tash nuk u është paguar transporti, me arsyetimin se me ligj nuk u takon. Mirëpo prindërit janë kategorik se nuk do t’i ndërpresin protestat derisa të realizohen kërkesat e tyre. (Nexhat Aqifi, TVM2)