Maqedoni

93% e maturantëve pro maturës shtetërore, MASh: Maurantët dëshmuan pjekuri

26.01.2021 14:22

Ministria e Arsimit ka njoftuar se 93 % e maturantëve kanë konfirmuar se do ta mbajnë...

Ministria e Arsimit ka njoftuar se  93 % e maturantëve kanë konfirmuar se do ta mbajnë provimin e matures shtetërore , thuhet së fundmi në komunikatën e lëshuar nga ana e ministries së Arsimit dhe Shkencës. Përmes këtij interesimi të shprehur nga ana e maturantëve, mund të konstatohet se nuk ka bojkot masovik në shkollat e mesme.
 
Nxënësit janë të vetëdijshëm për obligimet e tyre, ndërsa MASH e ka për obligim ligjor ta zbatojë mbajtjen e provimit të matures shtetërore, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas MASH-it, në Maqedoninë e Veriut  për këtë vit shkollor janë të regjistruar 16 mijë e 500 maturantë të cilët po e përfundojnë shkollimin e tyre të mesëm, prej tyre 15 mijë, respektivisht 93%, janë paraqitur për të dhënë provimin e matures shtetërore.
 
Tek një numër I madh nga ky grupacion po dëshmojnë se janë të vetëdijshëm për  procesin e mëtutjeshëm arsimor, duke e pasur të qartë se vertëm përmes dhënies së provimit mund të  regjistrohen në shkollimin  sipëror.  
 
“Këtë vit provimi i maturës do të jepet konform  konceptit të përcaktuar ku në definimin e të cilit kanë marrë pjesë edhe vetë nxënësit e shkollave të mesme. Për vitin e ri akademik, po paralajmërohet  koncept tërësisht i ri për provimin e maturës shtetërore, sipas standardeve europiane.”, thuhet në komunikatën e MASH-it. 
 
Nga ky dikaster shtojnë se gjatë gjsëmvjetorit të parë MASH i pranoi  të gjitha vërejtjet nga ana e nxënësve, sa i përket pjesës së programeve të matures në të gjitha lëndët. 
 
Nxënësit e shkollave të mesme kanë demonstruar pjekurinë e tyre dhe ua kanë bërë me dije subjekteve politike qasjen e vërtetë të tyre. Ministria e Arsimit dhe Shkencës apelon deri tek të gjithë maturantët e shkollave të mesme të vazhdojnë të ndjekin procesin mësimorë përmes modelit të kombinuar, sepse është në të mire të të gjithëve kujdesi ndaj ruajtjes së shëndetit publik nga pandemia. 
 
BELINDA KOKA ADEMI