Maqedoni
Gjykimi "Target dhe Fortesa", vlera e sistemit "Najs" mbi 1.4 mil.euro
26.01.2021 15:19
Procesi gjyqësor për rastin"Target dhe Fortesa" ka vazhduar me plotësimin e fazës së dëshmive...

Pas mbarimit të dëshmive plotësuese mbeten edhe disa senaca që procesi të kalojë në fjalët e fundit dhe në shpalljen e aktgjykimit. Në seancën e sotme dëshmoi eksperti Xvonko Koçovski i cili tha se në momentin e shkatërrimit të paisjeve për përgjim "Najs" vlera e tyre ka qenë mbi 1.4 milion euro.
Mbrojtja e të akuzuarës Gordana Jankulluvska kërkoi sqarim nga eksperti Koçovski se pse nuk është bërë analizë e vlerës së hardverit,softverit dhe licencave të sistemit të përgjimit.
"Nuk kishte nevoj ,sepse ajo është bërë nga kolegu i shkencave teknike.Unë jam ekspert në operacionet finansiare ,nuk kishte nevojë që të ndahet sisitemi në pjesë.Bëhet fjalë për sistem të pandashëm" deklaroi Koçovski.
Në seancat e kaluara prokuroria prezantoi dëshmi plotësuese me të cilat deklaronin se është përgjuar në mënyrë joligjore jasht DSK-së.Me qëllim argumentimin e të lartpërmendurës,prokuroria prezantoi ekspertizë nga komjuteri i konfiskuar i të akuzuarit Goran Grujoski i cili akutalisht është në arrati.
Të akuzuar në këtë proces janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov,ish Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe disa të punësuar në DSK, të cilët ngarkohen për përgjim të paligjshëm të mbi 4 mijë numrave telefonik në periudhë mes viteve 2008-2015.
FLORIE BELULI KAMBERI
