Maqedoni
ITShKSh: Përkujton ngjarjen e tmerrshme Holokaustin
26.01.2021 15:37
Rreth gjashtë milionë njerëz u vranë në Holokaust në luftën e dytë botërore...

Rreth gjashtë milionë njerëz u vranë në Holokaust në luftën e dytë botërore, në përpjekjen sistematike naziste për të zhdukur hebrenjtë.
Për të përkujtuar një ndër ngjarjet më të tmershme që i ka ndodhur njerëzimit, ITSHKSH promovoi librin “Familja Altarac, Fëmija e humbur, rrëfim mbi jetën dhe mbijetesën”, që rrëfen historinë e një familjeje
“Historia e Shelës si një fëmijë i braktisu, që vjen në këltë libër, e cila kishte humbur gjithë anëtarët e famijes së saj, dhe e ngelur e vetme gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, deri në emigrimin e saj në Izrael, është testament i gjallë i një kujtese njerëzore që na bën më koshient për pasojat e ngjarjeve tragjike në jetën e njerëzve”, u shpreh ITShKSh-së, drejtori i Skender Asani.
“Me leni të nënvizoj parollën e heshtur gjatë fillimit të nacismit, një qëndrim që e pasqyron më së miri ligësinë e kohës -”Fqinji im hebre është njeri shumë i mirë, por hebrenjte janë shumë të këqinj. Dinjiteti njerëzor i hebrenjëe shkeli në mënyrën më të pamëshirshme në llogoret famëkeqe. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë dhimbje famëkeqe mund të kenë përjetuar ata njerëz”, theksoi zv/kryemnistri Artan Grubi.
Holokausti nuk duhet të harrohet, por duhet të shërbejë si mësim për ne dhe veçanërisht për gjeneratat e reja, që të tilla ngjarje të mos përsëriten asnjëherë, thanë të pranishmit në këtë evenment.
XHANAN HALILI
