Maqedoni
Dimitrov dhe Osmani takon Borrellin, politika e zgjërimit të Be- së me vendet e ballkanit
26.01.2021 15:52
E ardhmja e politikës së zgjerimit të BE-së, zhvillimet pas miratimit të Metodologjisë së re...

E ardhmja e politikës së zgjerimit të BE-së, zhvillimet pas miratimit të Metodologjisë së re, harmonizimi i Kornizës Negociuese për Maqedoninë e Veriut, politika e fqinjësisë së mirë kanë qenë temë e bisedimeve mes zëvendës kryeministrit Nikolla Dimitrov dhe ministrit Bujar Osmani në takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian Josep Borrell, në Bruksel.
“Nga ana e Nënkryetarit të KE-së, Borrell u përshëndet niveli i lartë i përafrimit të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”- thuhet në komunikatën e qeverisë.
Dimitrov dhe Osmani kanë mirëpritur angazhimin aktiv të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në mbështetjen e perspektivës evropiane të rajonit, si dhe iniciativat e ndërmarra për të siguruar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, duke shprehur mirënjohje të veçantë edhe për kontributin e tij në miratimin e vendimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nga Këshilli i BE-së.
“Në takim u nënvizua fakti se Maqedonia e Veriut ka me të vërtetë numër të madh të miqve midis vendeve anëtare, interesat e të cilëve për të ardhmen e Evropës përkojnë me interesat tona - integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor për kompletim përfundimtar të Unionit” – thuhet në komunikatën e qeverisë.
Dimitrov dhe Osmani në takim kanë theksuar edhe vazhdimin e reformave në vend në mënyrë që të ruhet fokusi i mëtutjeshëm i proceset euro-integrues.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
