Maqedoni

Konferenca “vizioni për tranzicion energjetik”, nevojitet bashkëpunim dhe vetëdijësim; Bekteshi: Do të zbatojmë masa për import të veturave të reja

26.01.2021 16:05

Vendi planifikon që në gjysmen e parë të vitit ta rrumbullaksoj rregullativën për zbatimin e projekteve...

Vendi planifikon që në gjysmen e parë të vitit ta rrumbullaksoj rregullativën për zbatimin e projekteve të cilat do ta përmirësojnë efikasitetit energjetik dhe do të mundësojnë investime në atë lëmi në pesë vitet e ardhshme. 
 
Zbatimi i të ashtuquajturit skenar i gjelbër i Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2040 kërkon hapa konkretë nga të gjithë aktorët, bashkëpunim ndër-sektorial, por edhe ndryshime në arsim për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e energjisë së gjelbër që në moshë të vogël, u tha me rastin e conferences “Vizion për tranzicion energjetik”.
 
“Duhet ti ndjekim planet dhe marrëveshjet tona. Disa njerëz po frikësohen kur i shohin numrat të investojnë në sektorin energjetik. Duhet të gjejmë mënyrë ti motivojmë të investojnë në sektorin energjetik. Bëjmë fjalë për 800 miljon euro në vit, që duhet të arrihen. Këto janë kryesisht investime nga sektori privat”, u shpreh ministri i ekologjisë Naser Nuredini.
 
“Do të vazhdojmë ti mbështesim refoirmat dhe implementimin e strategjisë. Vitin  ekaluar kemi nënshkruar marrëveshje me Ministrinë. Duam të bashkëpunojmë me Maqedoninë: Kjo është shans për investime. Duam të jemi partner të biznesit”, theksoi ambasadorja e Britanisë së Madhe në RMV, Rashel Gallowey.
 
Ministri Bekteshi theksoi se janë bërë edhe reforma në pjesën ekologjike, si ligji i ri për vetura. Ai tha se janë duke u bërë përpjekje për tu gjetur financa shtetërore në lidhje me masën për ndërrimin e veturave të vjetra me të reja.
 
“Sa i përket subvencionimit, të gjitha veturat që janë regjistruar për momentin në vendin tonë   dhe të cilat janë nën standardin euro4 të ndërrohen me vetura të reja të cilat janë mbi standardin euro5, me subvencionim direkt nga ana e shtetit. Në mënyrë shtesë ajo është në kuadër të ligjit të ri për vetura që ka të bëjë me të dhënat gjatë eksportit të veturave, kemi parashikuar mekanizëm në lidhje me aspektin ekologjik me qëllim që ti tërheqim qytetarët tanë që të importojnë  apo të blejnë vetura me standarde më të mira ekologjike”, u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
Projekti "Programi i Zhvillimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Energjisë" është financuar nga Ambasada Britanike përmes Fondit të qeverisjes së mirë, me qëllim që të mbështesë Qeverinë në rishikimin e Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2040 dhe përgatitjen e një zbatimin e Strategjisë në pesë vitet e ardhshme.
 
ERSAN PAJAZITI