Maqedoni

Kumanovë, në kohë pandemie ulet numri i zjarreve

26.01.2021 16:21

Gjatë Vitit 2020 që u karakterizua si vit i luftës kundër pandemisë me virusin Korona...

Gjatë Vitit 2020 që u karakterizua si vit i luftës kundër pandemisë me virusin Korona, në Kumanovë është regjistruar  ulje drastike e zjarreve. Deri sa gjatë vitit 2019 në Kumanovë ishin të regjistruar 577 zjarre, vitin e kaluar në Njësitin territorial të zjarrëfikësve në Kumanovë janë evdientuar 226 zjarre më pak apo gjithsej 351 zjarre.
 
Sipas të dhënave nga ky njësit , zjarrëfiksit kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit në 102 objekte, në 21 automjete si dhe në 127 raste në sipërfaqe të hapura. Vlen theksuar se gjatë zjarreve të theksuara ka patur 4 viktima dhe 7 të lënduar.
 
Bëhet e ditur se rënia e numrit të zjarreve në rajonin e Kumanovës është si rezultat i pandemisë së Korona Virusit, respektivisht masave të kufizimit të lëvizjes si dhe kushteve kohore.
 
Përpos aktivitetit të tyre të zakont, zjarrëfikësit  kumanovarë vitin e kaluar ishin të përfshirë edhe në aktivitetet për pengimin e përhapjes së virusit Korona.
 
“Kemi bërë pastrimin dhe larjen e rrugëve në pjesën qendrore të qytetit . Së bashku me ekipet e “Pastrim gjelbërimit“ kemi bërë edhe dezinfektimin e sipërfaqeve publike, banesave kolektive, por  kemi marrë edhe  pjesë aktive në ndarjen e pakove për familjet e rrezikuara sociale. Të gjitha këto aktivitete janë kryer gjatë pushimit të punëtorëve duke i thirrurnga shtëpia që të kyçen në aktivitetet tona” tha mes tjerash Ilievski.
 
Ndryshe Njësiti territorial i zjarrëfikësve të Kumanovës, i cili mbulon edhe komunat e Likovës dhe Nagoriçit, disponon me 49 zjarrëfikës dhe 8 automjete për shuarjen e zjarreve .
 
Në fund të theksojmë se gjatë muajit të parë të këtij viti , zjarrëfikësit kumanovarë kanë marru pjesë në shuarjen e 17 zjarreve të shkatuara në oxhaqe, kontejnerë dhe deponi të egra. 
 
FATLUM AQIFI