Maqedoni
Furrnizimi me vaksina, MSh: Negociohet edhe me kompani të tjera
26.01.2021 16:37
Vaksinat e para në vend pritet të arrijnë në muajtë e parë të vitit 2021, njoftuan nga Komiteti I Imunizimit...

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nga e hëna do të hyjnë në kontakt me Greqinë dhe Poloninë të cilat janë ofruar që të ndërmjetësojnë për të siguruar vaksinat për vendet të cilat nuk janë antare të BE-së. Ministria e shëndetësisë njofton se po shqyrton mundësinë e blerjes së vaksinave nga prodhuesit kinezë “Sinovac” dhe “Sinofarm”.
“Për shkak të pritjeve lidhur me sasinë e prodhimit nga ana e Kompanive, si dhe për arsye që vaksinat mungojnë gjithandej, ne do të fillojmë negociata edhe me kompani të tjera prodhuese të vaksinave , parasëgjithash me kompaninë kineze “Sinovac” dhe “Sinofarm”. Për momentin priten detaje lidhur me marrëveshjen, dhe deri në fund të kësaj jave do dihen të gjitha”, njoftojnë nga ministria e Shëndetësisë.
Ministri i shendetesise Venko Filipce kohe me pare tha se vendi nuk heq dorë nga dozat e planifikuara përmes mekanizmit Kovaks. Duhet të specifikohet se kur dhe sa vaksinë do të vijë në vendet që aplikuan përmes këtij mekanizmi. Pfizer pritet gjithashtu t’i përgjigjet detajeve të marrëveshjes dhe lejes për sasitë që do të mbërrijnë nga Serbia.
Sipas tij shumë vende evropiane po shpallin procese gjyqësore për mospërmbushje të marrëveshjeve. Filipçe thotë se po përpiqen të sigurojnë sasi nga të gjithë prodhuesit në mënyrë që kur të fillojë procesi i imunizimit të mos ketë ndërprerje.
VMRO-DPMNE: në RMV akoma s’ka asnjë gjurmë për vaksinim
E derisa autoritetet po bejnë përpjekjet e tyre për rrugë alternative deri në arritjen e vaksinave të kontraktuara me kompanite nga sistemi Kovax, VMRO-DPMNE opozitare vazhdon të lëshojë akuza për mos efikasitetin e kompetentëve për imunizimin në kohë të popullsisë.
Derisa qytetarët e vendeve të Europës mund të bëjnë përzgjedhjen se me cilin lloj të vaksinës duan të vaksinohen në vendin tone akoma nuk ka snjë gjurmë për cdo lloj të vaksinës.
"Derisa në një numër të madh të shteteteve në botë po reralizohet procesi i vaksinimit të popullsisë kundër Kovid-19, qytetarët e këtyre shteteve kanë mundësinë e përzgjedhjes e me cfarë lloji vaksine duan të vaksinohen, dersa tek ne akoma nuk ka gjurmë për asnjë lloji vaksine për të cilat flasin Zaev dhe Filipce. As për grupet e rrezikuara e as për qytetarët e tjerë. Në botë shtetet numërojnë sa është përqindja e populates së vaksinuar edhe atë në 100 mijë banorë , ndërsa në MAqedoninë e Veriut të moshuarit dhe personat e rrezikuar sic janë ato në v ijën e parë të frontit me covid-19, nuk kanë mundësi të vaksinohen. Në këtë listë nuk janë madje as shtetet si Kosova, e as Bosnja e Hercegovina", u shpreh Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.
Edhe Greqia jo zyrtarisht ka paralajmëruar që do të ndajë vaksina për RMV-në. Akoma nuk dihet se sa vaksina do të ndajë Polonia nga rezervat e tyre për vendin tonë.
Nga Ministria e Dhëndetësisë kanë njoftuar se tash më janë bërë gati edhe frigoriferët për ruajtjen e vaksinës ndërsa personali mjekësorë trajnohet për vaksinimin e populates, me lljin e ri të vaksinës anticovid.
FARIJE DAUTI BAKIU
