Maqedoni
Kontabilistët protestojnë para qeverisë, kërkojnë zgjatjen a afateve për raportet tatimore
26.01.2021 16:54
Kontalibistët në protestën para qeverisë kërkojnë zgjatjen e afateve për dorëzimin e raporte tatimore...

Kontalibistët në protestën para qeverisë kërkojnë zgjatjen e afateve për dorëzimin e raporte tatimore dhe finansire deri te Drejtoria për të Ardhurat Publike e cila ishte me 25 të këtij muaji por u vazhdua për katër dit.
Ata thonë afati është i mjaft i shkurtur për dorëzimin e raportit vjetor dhe kërkojnë që kërkesat e tyre të meren parasysh për zgjidhjen e këtij problem.
"Ne bëmë kërkesë, i paraqitëm tek të gjitha institucionet, por për tetë ditë, nga 18 deri më sot, askush nuk ishte i lirë të na përgjigjej. Konkretisht, kërkesa ishte shtyrja e dorëzimit të afateve të regjistrimit të taksave në Drejtorin e të Ardhurave Publike, e cila fillimisht ishte 25, ata e shtynë në 29, që është më normale për çdo paraqitje tremujore të deklaratave të TVSH-së, por ato katër ditë nuk janë të mjaftueshme", u shpreh Biljana Tremush, pronare e zyrës së kontabilitetit.
Zgjatja e afatit për dorëzimin e raporteve financiare nuk do të kishte ndonjë implikim financiar për buxhetin, theksojnë kontabilistët. Ata kërkojnë gjithashtu një Ligj të ri për Kontabilitetin, i cili do të rregullojë profesionin, dmth do të dihet se kush mund të jetë një kontabilist i licencuar, kështu që ekonomia gri do të zvogëlohet. Përndryshe, ka rreth 10,000 kontabilist të certifikuar në vend.
SEDAT SELIMI
