Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, Vmro: Proces politik pa rregulla të qarta; LSDM: Bojkoti dhe sabotimet, të palejueshme

26.01.2021 17:14

Për opozitën e kryesuar nga VMRO DPMNE, vendimi i presidentit ka qenë i pritshëm edhepse konsiderojnë...

Për opozitën e kryesuar nga VMRO DPMNE, vendimi i presidentit ka qenë i pritshëm edhepse konsiderojnë se ligji ka shumë magësi dhe paqartësi dhe gjeneron një proces statistikor të politizuar. 
 
“Ne deputetët kemi të drejtë ta shohim metodologjinë. Metodologjia në ligjet  për regjistrim është materie ligjore jo më larg se në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, etj.. Në rast tonë edhepse nuk është materie ligjore, të paktën t’a shohim. Demokracia është pritshmëri juridike, apo rregulla dhe rezultat i paparishukueshëm. Në rastin konkret nuk është ashtu. Nuk kemi rregulla”, u shpreh Gordana Siljanovska Davçeva, deputete e VMRO DPMNE-së.  
 
Me nënshkrimin e dekretit nga presidenti, janë plotësuar të gjitha kushtet normative për regjistrimin e popullsisë, thonë nga LSDM. Ftojnë opozitën që të ndalojë tendencën për të penguar këtë proces statistikor. 
 
“Është për të ardhur keq që në VMRO DPMNE kemi politikanë të papërgjegjshëm, të cilët idenë për ekzistencën e tyre e bazojnë në bllokada, sabotime dhe ndarje. Vënia e vazhdueshme e  pengesave, frenimi i procesve, nxitja e ndarjeve dhe konflikteve nacionaliste dhe thirrjet për bojkot dhe sabotime janë të palejueshme”, theksoi Snezhana Kallçevska, deputete e LSDM-së.
 
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të bëhet në tre javët e para të muajit prill. Një proces që duhet zhvilluar çdo dhjetë vite, në Maqedoninë e Veriut nuk është zhvilluar për 19 vjet, që nga regjistrimi i vitit 2002.
 
Në vitin 2011 pati një përpjekje për regjistrim e popullsisë, por procesi u ndërpre pasi vetëm pesë ditë para përfundimit të tij, të gjithë anëtarët e Komisionit të Regjistrimit dhanë dorëheqje, me asryetimin se për shkak të mangësive në procedurë, do të fitohen të dhëna pa relevancë.
 
SHPËTIM NUREDINI