Maqedoni

Covid 19: 21 viktima, 444 raste të reja, 894 të shëruar

26.01.2021 17:31

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2518 testime të bëra ka regjistruar 444 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga  2518 testime të bëra ka regjistruar 444 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 21 persona, ndërsa janë shëruar 894 pacientë.
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 209 raste i pasuar nga Kavadari me 32, Ohri, Velesi dhe Kumanova me 26, Dellçeva me 16, Tetova me 13, Shën Nikolla me dhjetë dhe qytetet e tjera me numër më ët ulët të të infektuarve.
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 21 pacientë, prej të cilëve njëmbëdhjetë nga Tetova, nga dy pacient në Shkup dhe Kavadar dhe nga një pacient në Kumanovë, Prilep, Shtip, Ohër, Kërçovë dhe Koçan. 
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 91. 161 prej tyre janë shëruar 79.621 kanë humbur jetën 2812 dhe numri i rasteve aktive shënon 8728.  
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI