Maqedoni

Rasti "TNT", kërkohet tërheqja e prokurorit Rrustemi

26.01.2021 17:49

Mbrojtja e të akuzuarve në rastin TNT ,ka kërkuar largimin e prokurorit publik Burim Rustemi...

Sipas mbrojtjes ,prokurori Rrustemi dhe ish prokurorja speciale Katica Janeva kanë vepruar  në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale dhe janë vërejtur veprime të njëanshme dhe korruptive.
 
"Rustemi si prokurorë publik së bashku me Katica Janevën si prokurore speciale pa as një dëshmi apo rrethanë plotësuese janë tërhequr nga aktakuza kundër kompanisë"Fine"e Adrijan Amzoskit si udhëheqës i kësaj kompanie" thuhet në kërkesën e mbrojtjes.
 
Sipas tyre kjo lë hapësir për dyshim dhe përfshirje të mundëshme të Rrustemit dhe Janevës në rastin"Asociacioni ndërkombëtare".Sipas avokatëve mbrojtës në rastin "TNT " Janeva dhe Rrustemi e kanë tërhequr aktakuzën në afat prej 5 ditëve nga marrja e lëndës.
 
Theksojnë së më 18 gusht 2019 për portalin Fokus ,Rustemi si prokurorë publik kishte theksuar se ai personalisht kishte vendosur të tërheqë akuzën ndërsa edhe Katica Janeva si prokurore speciale është pajtuar me anulimin e aktakuzës.Adrijan Amzoski është udhëheqës i kompanisë "Fine" që e ndërtoi objektin Kosmos, vitin e kaluar si i dëmtuar në këtë proces kërkoi dëmshpërblim prej 190 mijë euro.
 
Në arsyetimin e kërkesës është vendosur edhe SMS porosia që Amzoski ia ka dërguar Jovanovskit pas tërheqjes së aktakuzës.
 
"PSP e tërhoqi rastin sot.Faleminderit nga zemra ,eja tani në rehati të fillojmë të punojmë."
 
Në rastin TNT për rrënimin e paligjëshëm të objektit Kosmos të Fiat Canovskit të akuzuar janë ish Kryeministri Nikolla Gruevski ,Ish Ministri Mile Janakievski,ish kryetari i komunës së Gazi Babës ,Toni Trajkovski dhe katër persona të tjerë.
 
FLORIE BELULI KAMBERI