Maqedoni

VMRO-DPMNE: Duhanprodhusit të keqtrajtuar nga shteti; Hoxha: Opozita manipulon, shitja e duhanit po shkon mirë

26.01.2021 18:07

Duhanprodhuesit ishin termë debati në Kmisionin kuvendor për financa dhe buxhet...

Duhanprodhuesit janë degë mbrojtëse e bujqsisë së Maqedonisë së Veriut dhe si të tillë meritojnë një trajtim më ciësor.  Nga opozita thekojnë nevojën që qeveria të ndërhyjë në stabilizimiun e tregut të duhanit. 
 
“Këta qytetarë janë të vendosur buzë ekzistencës dhe përsëris se jo rastesisht e shkatërroni fabrikën më të madhe për punësim në Maqedoni. Kur një kuti me cigare është e barabartë me 1 kilogram duhan as që ka ndonjë logjikë, as nuk mund të flasim për rentabilitet”, u shpreh Dajanço Eftimov nga VMRO-DPMNE.
 
Por pushteti thekson se opozita po mashtron opinionin me këtë tematikë. Ministri i bujqësisë Hoxha thekson se shitja e duhanit po shkon në një dinamikë të mirë.
 
“Nuk është në rregull të jepni infomacione të pasakta. Gjithë kohës thoni se nuk duhet të punohet në kurriz të duhanprdhuesve, por tërë kohën tentoni të përfitoni pikë politike në kurriz të duhanprodhuesve. Kemi 23 ditë deri në afatin e fundit të shitblerjes dhe për 23 ditë jo vetëm që do ta arrijmë atë që jemi marrur vesh, por do ta tejkalojmë atë”, theksoi ministri bujqësisë Arijanit Hoxha.
 
“Numrat dhe rekolta është e njejtë me ato që janë parashikuar vite më parë. Brenga e duhanprodhusve është e madhe por kjo qeveri ka vesh për ti dëgjuar dhe për ti zgjidhur problemet e duhanprodhuesve”, u shpreh Marija Kostadinova nga LSDM.
 
Përndryshe duhanprodhuesit këtë vit kanë pasur pakënaqësi të ndryshme në lidhje me shit-blerjen e duhanit. Në Prilep ditë më parë u mbajtën protesta, por ato u ndaluan me ndërhyrjen e ministrit të bujqësisë Hoxha i cili theksoi nevojën për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. 
 
ERSAN PAJAZITI