Botë

Kosovë, zgjedhjet e 14 shkurtit: PZAP, Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

26.01.2021 18:29

Në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar pjesërisht...

Në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar pjesërisht ankesën e LVV-së për  mos certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
 
Sipas vendimit të marrë, PZAP ka certifikuar vetëm listën e kandidatëve të LVV-së që nuk kanë probleme me ligjin- nuk janë të denuar në 3 vitet e fundit me vendim përfundimtar. Sipas këtij vendimi, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe 4 kandidatë të tjerë nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
 
Kandidatët që nuk mund të marrin pjesë janë, Albin Kurti,  dhe 4 kandidatë të tjerë. Sipas vendimit të PZAP-së nuk ka rëndësi nëse një person është dënuar me kusht apo me gjobë, pasi Ligji për Zgjedhjet e përgjithshme nuk e përcakton llojin e dënimit, mirëpo mjafton vetëm fakti që i njëjti ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit  që të mos mund të jetë kandidat për deputet.
 
Madje sipas këtij vendimi një personi mund t`i kufizohet e drejta për të kandiduar edhe nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës, por ka një akuzë aktive nga ndonjë Tribunal.
 
Paneli po ashtu ka vlerësuas se Ligji mbi Zgjedhjet e përgjithshme është ligj special në raport me Kodin penal dhe mbizotëron në ndaj kodit në ketë rast.