Botë

Rama reagon për përgjimet e anti-mafias italiane

26.01.2021 18:50

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për përgjimet e anti-mafias italiane për grupin Ndragheta...

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për përgjimet e anti-mafias italiane për grupin Ndragheta, ku nga anëtarët e grupit mafioz përmendeshin edhe zyrtarë të lartë shqiptarë. Duke cituar prokurorinë italiane, Rama theksoi se mafia ka dështuar në Shqipëri, duke akuzuar mediat dhe opozitën për përbaltje.
 
Partia Demokratike ka reaguar sërish dhe akuzon kryeministrin Rama e kryebashkiakun Veliaj se janë përfshirë në pazare me mafien italiane.
 
Ndërkaq, Nisma Thurje depozitoi një padi në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për përgjimet e Ndragehtës, duke kërkuar fillimin e menjëhershëm të hetimeve për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve shqiptarë në afera me mafien italiane.
 
LULJETA NDOKA