Gjykata Penale, seancë gjyqësore për rastin “Naser Eshtrefi”
Në Gjykatën Penale mbahet seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantit, Angel Petkovski...

Në Gjykatën Penale mbahet seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantit, Angel Petkovski, në vitin 2014 në Gjorçe Petrov, në të cilën i akuzuar i parë është Naser Eshtrefi.
Dëshminë e tij para trupit gjykues duhet ta japë dëshmitari, Dobre MArtinovski, ndërsa me propozim të palës mbrojtëse do të dëshmojnë dy ekspertë, të cilët do të njoftojnë për gjetjet e tyre sa i përket situatës shpirtërore dhe psikike të të akuzuarit.
Prokuroria akuzon Naser Eshtrefin sipas të njëjtave pretendime, me ç’rast iu shqiptua dënim me 14 vjet heqje lirie për vrasje me paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. I akuzuari në këtë rast është deklaruar i pafajshëm.
Vrasja e 20 vjeçarit, në 2014, shkaktoi revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagje, të cilët përmes protestave vandalizuan banorët të së njëjtës lagje, duke bllokuar rrugët dhe duke shkaktuar dëme në disa lokale të cilat pronarë janë shqiptarë.
