Maqedoni
Preparatet mjekësore veterinare dhe ndikimi ndaj ushqimit
18.11.2014 09:09
Organizata botërore për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve (OIE) sot në Ohër organizon seminar rajonal për kontakt pikat kombëtare për preparate veterinare...

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues nga 35 shtete, ndërsa do të këmbehen përvoja për përdorimin e preparateve mjekësore veterinare në mjekimin e kafshëve dhe ndikimin e tyre ndaj ushqimit dhe shëndetit të njerëzve.
Seminarin do ta hapë drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinar Zoran Popovski, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e përfaqësuesit rajonal të OIE-së për Evropën Lindore, Nikolla Belev./MIA
