Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, përkujtohen 7144 hebrenjtë - viktima nga RMV
Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, bota përkujton 6 milion viktimat hebrenj...

Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, bota përkujton 6 milion viktimat hebrenj, ndërsa vendi përkujton 7144 hebrenjtë nga Maqedonia e Veriut të cilët u vranë në llogorin Treblinka. Këto janë ngjarje të cilat nuk duhet të përsëriten asnjëherë, askund dhe ndaj askujt, theksoi në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Holokaustit ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
“Përkujtimi për Holokaustin nuk guxon të përfundojë, më 27 janar apo me 11 mars në Ditën Kombëtare të Përkujtimit, e as nuk është çështje vetëm për të treguar respekt. Së shpejti nuk do të ketë dëshmitar të drejtpërdrejt për Holokaustin, aq më shumë është obligim i ynë më i madh, mendoj i të gjithë botës së civilizuar, që ta ruajmë dhe ta përcjellim përkujtimin përmes angazhimit të përhershëm dhe aktiv për shoqërinë në të cilën nuk do të ketë vend për gjuhën e urrejtjes, mohim të tjetrit, jotolerancë dhe diskriminim në çfarëdolloj baze.”,- deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
“Asnjëherë deri në fund nuk do të mund t’i zbardhim detajet e tragjedisë të Holokaustit, por kjo vetëm do të mund të na shërbejë dhe të na tregojë se deri ku mund të shkon njerëzimi dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes. Por, kjo na tregon po ashtu se sa pak duhet që të zhduket një popull dhe një etnitet.”,- tha kryetarja e Kuvendit të Hebrenjve në RMV, Radojka Hellman Denkovska.
Gjeneratat e sotshme kanë për obligim ti përkujtojnë viktimat e Holokaustit dhe të mos jenë vetëm mbikëqyrës ndaj veprimeve ksenofobike dhe urrejtjeve ndaj etniteteve tjera.
“Shteti i Izraelit është parajsë e sigurt për hebrenjtë në të gjithë botën. Nëse e kishim në vitin 1943 jam i bindur se gjithçka do të ishte më ndryshe. Por edhe fati I 7144 e hebrenjve të Maqedonisë të cilët ishin në dorëzuar në marrëveshje me forcat okupatore të Bullgarisë do të ishte më ndryshe.”,- theksoi ambasadori i Izraelit në Shkup, Dan Orian.
“Holokausti është obligim për gjermanët, bota që flitet në Holokaust është bota pa gjenocid dhe ky është objektivi jonë moral.”,- u shpreh ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Anke Hollshtajn.
Me shpresë së asnjëherë nuk do të harrohet dhe të përsëritet gjenocidi ndaj hebrenjve, Maqedonia e Veriut iu bashkëngjit shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, pasi 27 janari shënon ditën kur u çlirua llogori “Aushfic”.
FITIM KRYEZIU
