Regjistri Qendror, u promovua Regjistri i ri Nacional
Qeveria në Bashkëpunim me Regjistrin Qendror dhe Drejtorinë për Zbulim Financiar kanë prezantuar Regjistrin e ri Nacional...

Qeveria në Bashkëpunim me Regjistrin Qendror dhe Drejtorinë për Zbulim Financiar kanë prezantuar Regjistrin e ri Nacional i cili do të nxjerrë në pah pronarët e vërtetë të subjekteve.
Regjistri Nacional i pronarëve të vërtetë sipas zëvendëskryeministrit, Ljubço Nikollovski, do të jetë edhe një hallkë e fuqishme e institucioneve të cilat do të kenë mundësi ta luftojnë më lehtë krimin dhe korrupsionin, por edhe luftën për larjen e parave, apo mjete financiare që financojnë terrorizmin.
“Me këtë Regjistër në kohën që vjen, institucionet marrin mbështetje të fuqishme në luftë kundër krimit dhe korrupsionit, dhe qarkullimit ilegal të parave. Me këtë do të identifikohen personat fizikë të cilët në mënyrë direkte apo indirekte bëhet pronarë apo marrin kontrollin e një subjekti juridik. Me këtë do të dalin në sipërfaqe se cilët persona realisht përfitojnë mjete, e të cilët fshihen pas kompanive në vend. Kjo është direktiva e katër e ligjit europian për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe larjeve të parave. Ne së shpejti do të kemi edhe një koordinim të përbashkët edhe me institucionet tjera, për qarkullim të të dhënave.”,- deklaroi zëvendëskryeministri për luftën kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
“Subjektet ekzistuese kanë një afat prej 90 ditëve që t’i vendosin të dhënat e kërkuara, pastaj çdo ndryshim në strukturën e pronarëve të vërtetë të subjektit kanë për obligim ta paraqesin në afat prej 8 ditëve.”,- tha drejtoresha e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska Jankovski.
Për drejtorin e Drejtorisë për Zbulim Financiar, Bllazho Trendafilov, në të gjithë këtë përpjekje do të duhet të ekzistojë edhe një kohezion me bankat e vendit të cilat do të duhet të pajisen por edhe të raportojnë për pronat reale dhe qarkullimin financiar të subjekteve juridike.
“Banka apo kontabilisti nëse shohin se pronari i vërtetë nuk përputhen me të dhënat kur janë dorëzuar të dhënat e kompanisë gjatë themelimit, i njëjti ka për obligim që informacionet t’i përcjellë deri tek Drejtoria për Zbulim Financiar dhe ne si Drejtori me Automatizëm e ndërpresim marrëdhënien e biznesit dhe të realizojnë transaksione financiare.”,- tha drejtori i Drejtorisë për Zbulim Financiar, Lazho Trendafilov.
Këtë projekt e ka mbështetur edhe Ambasada gjermane në Shkup.
FITIM KRYEZIU
