Maqedoni

Kamp-shtëpizat në liqenin Treska, Shilegov: Të gjendet zgjidhje me pronarët. Ganiu: Objekti tek “Mavrovasja”, në gjendjen e mëparshme

27.01.2021 17:42

Me aksionin e largimit të kamp-shtëpizave në liqenin Treska bëhet realizimi...

Me aksionin e largimit të kamp-shtëpizave në liqenin Treska bëhet realizimi i planit detal urbanistik dhe nuk bëhet shkatërrimi i liqenit. Kështu theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili u shpreh se çfarëdo qoftë koncepti të zhvillohet në këtë zonë duhet t’u prezantohet paraprakisht qytetarëve.

Për pronarët e kamp-shtëpizave që janë me dekada atje, Shilegov se mund të gjendet hapësirë që të mos largohen nga ajo që do të realizohet në këtë pjesë.

“Disa struktura politike për arsye të interesave politike e thonë gjendjen e rrejshme të situatës me atë se ja po zhduket liqeni e kështu me radhë. Pra, dua të them se asgjë nuk ndodh me liqenin, ndodh diçka me rrethinën e saj dhe realizohet plani detal urbanistik. Mendimi im është duhet të punohet me qytetarët, atyre duhet tu prezantohet paraprakisht çfarëdo që do të fillohet. Mendimi personal i imi është se pronarët e kamp shtëpizave që atje janë me dekada nga i gjithë ai koncept mund të gjendet mjaftueshëm hapësirë që t’iu dilet në ndihmë dhe të mbesin në kuadër të asaj hapësire.”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Shilegov së bashku me kreun e Çairit, Visar Ganiu ishin së bashku ku prezantuan projektin për gjelbërimin e hapësirë prej rreth 3 mijë metër katror që ndodhet mbi qendrën tregtare “Mavrovasja”.

U prononcuan edhe për lokalin afër kësaj qendre që u rrënua dhe që ka filluar të ndërtohet sërish. Kreu i Çairit, Ganiu theksoi se i njëjtë vetëm do të rikthehet në gjendjen e mëparshme.                                                                                    

“Nuk kam dhënë asnjë leje, lokali ka pasur leje paraprake, pra para se të digjej. Por tani punët ndërtimore janë ndërprerë pasi kemi një pjesë që del nga sipërfaqja e objektit që ka ekzistuar, pasi atëherë ne nuk kemi mundur ta largojmë atë për shkak se me makinerinë që rrënonim objektin për shkak se kishin vibrime të mëdha dhe do ti dëmtonim të gjitha dyqanet, pra ishim të detyruar ta ndërpremë punën por pronari na ka dhënë fjalë atëherë me makineri speciale do të largojnë atë pjesë të betonit dhe ta rikthej objektin ta ndërtoj në gjendjen e mëparshme.”,- theksoi kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Ganiu u shpreh se objekti assesi nuk do të dal jashtë hapësirë së tij pasi për këtë dëshmojnë edhe shtyllat e hekurit që janë vendosur, të gjitha janë në kuadër të hapësirës që pronari posedon leje.

ZEKIRJA MEXHITI