Maqedoni
Fillojnë Ditët e mësimit të përjetshëm
18.11.2014 09:15
Në Shkup sot do të hapet manifestimi i 11-të "Ditët e mësimit të përjetshëm" qëllimi i të cilit është që të promovohet mësimi i pëjetshëm dhe të ngrihet vetëdija në shoqëri për rëndësinë e saj...

Është planifikuar që në kuadër të manifestimit të mbahen një sërë ngjarjesh në Shkup, Manastir, Negotinë, Strumicë dhe Tetovë.
Në hapje është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.
Organizatorë të manifestimit janë Qendra për mësim të përjetshëm dhe Qendra për arsim të të moshuarve./MIA
