Maqedoni

Shekerinska: Çdo vend anëtarë e kalon filtrin e NATO-s

27.01.2021 18:00

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, u kundërpërgjigjet kritikave të opozitës maqedonase...

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, u kundërpërgjigjet kritikave të opozitës maqedonase se oficerë të vendit nuk e kanë kaluar filtrin e NATO-s.

Ajo nuk jep informacione se sa oficerë nuk e kanë kaluar këtë filtër, por thotë se secili vend që është bërë anëtar i NATO-s e ka kaluar procesin e kontrollit të sigurisë dhe një pjesë e tyre nuk e kanë marrë certifikatë të NATO-s.  

Ne deri tani në asnjë moment nuk kemi marrë sinjal se dikush e ka shkelur ligjin, apo nëse dikush ka bërë diçka kundër interesave. Po të kishte indicie të tilla, do të duhej të zhvillohej tjetër procedurë.

Por në asnjë rast kjo nuk është hapur si problem. Nënkuptohet me dokumente të NATO-s mund të punojnë vetëm njerëz që kanë Certifikatë të NATO-s, me informacione tona të klasifikuara mund të punon njerëzit të cilët kanë qasje te informacionet e klasifikuara sipas rregullativës tonë ligjore.