Në laboratorin e Klinikës “Zhan Mitrev” u regjistrua varianti i virusit britanik
Në laboratorin e Klinikës “Zhan Mitrev”, tek një burrë i moshës 46 vjeç, është zbuluar një mutacion i llojit britanik të virusit SarsCov 2...

Në laboratorin e Klinikës “Zhan Mitrev”, tek një burrë i moshës 46 vjeç, është zbuluar një mutacion i llojit britanik të virusit SarsCov 2, por pacienti tashmë është shëruar.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë gjatë analizës së të dhënave nga pacientët pozitiv në janar, pacienti nga 22 janari 2021 është regjistruar si i shëruar.
“Sipas informacionit nga ISHP, pacienti për herë të parë në 29 dhjetor 2020, për shkak të etheve dhe gulçimit, ka bërë një test të shpejtë. Testi ishte pozitiv. Disa ditë më vonë, më 4 janar 2021, ai u paraqit për një ekzaminim në spitalin privat “Zhan Mitrev”, ku iu nënshtrua një testi PCR i cili ishte pozitiv dhe pacienti u shtrua menjëherë në spitalin privat. Më 15 janar, një tjetër provë pozitive u krye në spital. Në anketën epidemiologjike, pacienti nuk ka raportuar ndonjë kontakt ose udhëtim jashtë vendit. Mostrat e tjera të analizuara në laboratorin privat nuk zbuluan llojin britanik të SarsCov2”,- njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
