Kriza nga Covid-19, gastronomët kërkojnë pakon e pestë të masave
Protokolle për punë edhe për restorantet për organizim të eventeve festive dhe për klubet e natës...

Protokolle për punë edhe për restorantet për organizim të eventeve festive dhe për klubet e natës, si dhe vazhdimi të ndihmës financiare për punonjësit në sektorin e gastronomisë.
Me këto kërkesë dolën gastronomët pranë Lidhjes së Odave të ekonomike të cilët apeluan që Pakoja e pestë e masave ekonomike të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, që disa nga objekte të gastronomisë të mos mbyllen për shkak të situatës së rëndë financiare.
“Aktiviteti kryesor që presim nga institucionet nga të cilat do të varet mbajtja gjallë e disa veprimtarive është përgatitja protokolleve precize të cilat do të mund të gjejnë zbatueshmëri për çdo situatë. Në mungesë të paketës së pestë të masave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2021, përsëri vijmë në pozicion për të mbetur pa mbështetje financiare, siç ndodhi në disa raste vitin e kaluar, ndërsa këtë herë sektori është në një situatë shumë më të vështirë për shkak të së cilës shumë gastronomë do të duhet të mbyllin objektet e tyre, dhe ne vazhdimisht bëjmë me dije se kjo do të ketë efekt negativ edhe ndaj 30,000 punonjësve në këtë sektor.”,- tha Martin Angelovski nga Sektori i Gastronomisë dhe Turizmit.
Nga kërkesat kryesore të sektorit të gastronomisë ka qenë që ndihma financiare nga shteti që ti ndahet këtij sektori të jetë pa kushte.
Përfaqësuesit e këtij sektori theksuan se do të presin deri të premten të kaloj mbledhja e paraparë e qeverisë dhe për të parë se çfarë vendimesh janë marrë dhe si do të veprohet më tej.
ZEKIRJA MEXHITI
