Përmirësimi i kushteve të punëtorëve edhe për ata që punojnë nga shtëpia
Pasojat afatgjata në shëndetin e punëtorëve sollën mënyrën e re të punës në distancë...

Sektori civil tregon mbrojtjen e të drejtave personale të punëtorëve. Kërkoni që kushtet e punës në shtëpi të rregullohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Sistemi juridik në Maqedoni nuk është si duhet i rregulluar, sidomos koncepti që kemi praktikuar më shumë gjatë kohës së pandemisë që kemi punuar nga shtëpia.”,- thonë nga sektori joqeveritar.
Konfuzion edhe midis punëdhënësve. Organizata thotë se pandemia ka përkeqësuar produktivitetin e kompanive, kishte paqartësi në lidhje me lejet për lëvizje, mungesat në punë për shkak të Covid-19.
“Është e paqartë të drejtat e punëtorëve të cilët janë në izolim apo janë kujdesur për fëmijët. Nëse njëri prind mundë të punoj nga shtëpia po çfarë ndodh nëse të dy prindërit punojnë në një fabrikë që nuk mundë të punojnë nga shtëpia atëherë cila do të jetë zgjidhje.”,- thonë nga Organizata e Punëdhënësve.
Ligji i ri i Punës duhet të sigurojë një ekuilibër midis punës dhe familjes dhe mbrojtjen e punonjësve. Sipas ekspertëve, mekanizmat ligjorë duhet të mbulojnë koston e punës nga shtëpia dhe pushimet nga puna.
REJHANE BUSHI METAJ
