Maqedoni

Grubi takoi ambasadorin e Kosovës, Dedaj

27.01.2021 19:20

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka realizuar një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup...

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka realizuar një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj. Grubi me këtë rast ka shfaqur shpresën se në Republikën e Kosovës me 14 shkurt do të mbahen zgjedhje te lira e demokratike dhe zgjedhje të institucioneve në Kosovë sa më shpejtë me qëllim që të vijojë mbledhja e përbashkët e dy qeverive tona.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për procesin e ish drejtuesve të Republikës së Kosovës të cilët për momentin janë në Hagë. Shpresoj që ata do të kthehen faqebardhë dhe që drejtësia çdoherë ngadhënjen dhe del në dritë – thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i zëvendëskryeministrit Grubi.

“Në komunikatë po ashtu thuhet se dy bashkë biseduesit u pajtuan se procesi i regjistrimit të popullsisë në vend është një proces i cili duhet të mbahet pasi që regjistrimi i fundit ka ndodhur në vitin 2002. Grubi i ka thënë ambasadorit Dedaj se regjistrimi i popullsisë i nevojitet RMV-së me qëllim të zbatimit të politikave të barabarta dhe të drejta”, – thuhet në komunikatë.