Radio Shkupi feston 76 vjetorin e themelimit
“Ju flet Radio Shkupi”, është kjo frazë e njohur....

“Ju flet Radio Shkupi”, është kjo frazë e njohur e cila u dëgjua në eter saktësisht 76 vite më parë. Që prej atëherë radio Shkupi vazhdon të ju flet në shqip dëgjuesve besnik të tyre.
Kjo radio gjatë gjithë historisë së ekzistencës së saj mision themelor kishte ruajtjen e vlerave dhe traditës muzikore shqiptare, si dhe edukimin dhe informimin e mirëfilltë përmes emisioneve nga lëmitë e ndryshme gjë të cilën e bëri me mjaftë përkushtim dhe profesionalizëm.
“Radio Shkupi kishte një rol të një kronisti të them të kohëve të cilat i lam pas, të regjistrimit të ngjarjeve në aspekte të ndryshme, ngjarjeve të kulturës, së historisë, arsimit, të politikës aktuale dhe të gjitha këto ne i regjistruam në arkivin tonë i cili është mjaft i pasur dhe e ruajmë me kënaqësinë më të madhe.” – tha Ajten Vllasaku, Drejtoreshë e radios.
Në fillim Radio Shkupi funksiononte me ndërprejre në emetim, kurse për momentin ka 17 orë program në gjuhën shqipe.
Sfidë për kohën e sotme është digjitalizimi i radios dhe fillimi me program 24 orë në gjuhën shqipe, gjë që kryeredaktori i servisit publik Haki Mustafa shpreson se do të ndodhë së shpejti.
“Programi I radios do studio të veçantë, frekuenca të veçanta. Mirëpo ky vit, siç na kanë thënë edhe drejtori general dhe zv drejtori general që do ketë, por për shkak të pandemisë nuk u investuan që të bëhen studiot e reja. Ne shpresojmë se sa të rregullohet studio ne do të starojmë me 24 orë sepse ligji na e mundëson dhe është miratu që programi në gjuhën shqipe të jetë 24 orë ” – u shpreh Haki Mustafa, Kryeredaktor i servisin e tretë.
Me rastin e 76 vjetorit u promovua edhe pulla postare me Llogon “75 vjet Radio Shkupi”. (Ersan Pajaziti, TVM2)
