Transparency International, në RMV përkeqësohet gjendja me korrupsionin
Maqedonia e Veriut ka shënuar rezultate të ulta...

Maqedonia e Veriut ka shënuar rezultate të ulta sa i përket përparimit në luftën kundër korruspionit, tregon raporti i hulumtimit të Transparency international. Këtë vit RMV gjendet në vendin e 111, katër vende më posht nga viti i kaluar dhe rënia më e ulët duke filluar nga viti 2001.
Fusha në të cilën shënojmë rënie për dy poena të indeksit është sundimi i së drejtës dhe të drejtat e njeriut.Problemi më i madh është se tek pushteti egzistojnë vetëm deklarime dhe jo vullnet i vërtet për zbatimin e ligjeve theksojnë Transparency international.
Niveli i lartë i korrupsionit më së miri pasqyrohet në mos mbarimin e rasteve gjyqësore të korrupsionit të lartë.
“Atë që e themi në mënyrë declarative,miratojmë ligje për pengimin e korrupsionit, zgjedhim komision dhe i japim kompetenca megjithatë nuk I japim mundësi të punojë.Për atë themi sjellja e ligjeve është deklarative ,implmentim i vërtet është tu japësh resurse dhe mundësi të punojnë, si Komisionit ashtu dhe prokurorisë dhe gjykatave” – tha Sllagjana Taseva nga Transparency internacional.
Taseva thekson se RMV nuk ka bërë asgjë për përforcimin e procedurave për konfiskim dhe kthimin e asaj që është vjedhur nga qytetarët.
“Nuk kemi kapacitet të realziojmë kontrollë finansiarë të të ardhurave jolegale të vazhdueshme ,kontrollë e cila do të na tregon se mjete të caktuara apo prona ,janë fituar në mënyrë joligjore” – u shpreh Taseva.
Indeksi për vitin 2020 tregon se korrupsioni kontribon për përkeqësimin e sistemit të përkujdesit shëndetësorë për shkak të pandemisë me COVID 19. Para nesh ,si vende më pak të korruptuara janë rradhitur Shqipëria dhe Kosova në vendin e 104,Sërbija 94, Bullgarija në vnedin e 69, etj.
Në suaza botërore Zelanda e re dhe Danimarka janë vendet më së paku të korruptuara ndërsa si vende më të korruptuara në botë janë rradhitur Somalija,Sudani I jugut dhe Siria. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
