Organizatorët e 27 prillit në kuvend, dëgjohen dëshmitarë të mbrojtjes
Seanca gjyqësore për Organizatorët e 27 prillit...

Seanca gjyqësore për Organizatorët e 27 prillit ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuara nga mbrojtja e të akuzuarit, Spiro Ristovski.
Udhëheqësi i sektorit për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e arsmit dhe shkencës si dhe ish shefja e kabinetit të Ristovskit në kohën kur ishte zv Ministër, në deklarimet e tyre nuk përmendën as një lloj aktiviteti të Ristovskit rreth organizimit të protestave.
Dëshmuan edhe kryetarët e atëhershëm të Komiteteve komunale të VMRO-DPMNE-së në Delçevë dhe komiteti komunal i partisë në Trubareve. Ata thanë se në parti nuk ka pasur qëndrim zyrtarë për protestat e realizuara, partija nuk i ka organizuar dhe se secili vet ka vendosur nëse do të marrë pjesë në protesta apo jo.Si dëshmitarë u paraqit edhe ish zëvendës Ministri i bujqësisë Zoran Konjanovski cili theksoi se në grupet e organizuara në viber nuk e di të ket pasur grupe të formuara për protesta dhe se Ristovski në vitin 2017 nuk ka pasur as një funksion në VMRO-DPMNE.
"Spiro Ristovski nuk kishte funskione partiake,sepse sipas mendimit tim më herët ishte antarë i VMRO-PP-së dhe atë e kishte shenjë."
Ndaj dëshmitarëve të shumtë të mbrojtjes ka reaguar Prokurorja Ruskosa, sipas së cilës dëshmitarët ftohen për rrethana të njejta dhe se me këtë keqpërdoret e drejta e mbrojtjes.
Në fund të seancës mbrojtja paralajmëroi se do të tërheqin një numër të dëshmitarëve por jo dhe ish kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov i cili pritet të dëshmojë në seancat e radhës.
Në këtë rast të akuzuar janë ish Ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristevski,ish Kryeparlamentari Trajko Veljanovski,Ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.Ata akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
