Rasti “Mavrovasja”, Prokuroria ngre aktakuzë kundër investitorit

28.01.2021 16:25

Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Penale...

Prokuroria  Publike ka ngritur  aktakuzë në Gjykatën Penale për rastin në “Mavrovasja” ku thuhet se investitori pa leje ka ndërtuar objekt me konstruksion të forte, I cili më pas u rrënua nga organet kompetente.

“Pas procedurës hetuese të realizuar, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti Aktakuzë kundër një personi për vepër penale – ndërtim të paligjshëm nga neni 244-a paragrafi 1 i Kodit Penal. I akuzuari M.A., gjatë qershorit dhe korrikut të vitit 2020, në rolin e investitorit, ka ndërtuar objekt me sipërfaqe prej 330 m2 në platonë para qendrës tregtare ‘Mavrovasja’, ndërsa nuk ka pasur leje për ndërtim nga organi kompetent”, njoftuan nga Prokuroria themelore Publike.

Të akuzuarit paraprakisht i ishin përcaktuar masa të kujdesit- ndalesë për të lëshuar vendbanimin, marrje të përkohshme të dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për dhënien e të rejave, si dhe paraqitje të kohëpaskohshme te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Penale.

Prokurori kompetent publik i propozoi Gjykatës që t’i vazhdojë masat e këtilla ndaj të akuzuarit me qëllim që të sigurohet prania e tij gjatë procedurës.