Lloji i ri britanik i virusit korona, Dr.Kungullovski: Do të bëhet dominant në vend

28.01.2021 16:51

Lloji i ri britanik I virusit korona...

Lloji i ri britanik I virusit korona, pritet që për disa muaj të jetë dominant në vend. Ky lloj transmetohet për 70% më shpejt nga llojet tjera, kështu që nëse do të duhej të infektohen 10 persona, me llojin e ri do të infektohen 17 persona, shpjegon doktor Goran Kungullovski nga Klinika për gjenetik dhe jekësi të personalizuar.

Ai bëri thirrje që epidemiologët të detektojnë se kur lloji I ri I virusit qarkullon në vend.  Hulumtimet e deritanishme tregojnë se mutacionet e reja të virusit korona nuk kanë ndonjë ndikim të madh te vaksinat.

“Vaksinat funksionojmë mjaft mirë edhe ndaj llojeve të reja të virusit korona, por me monitorim të vazhdueshëm, në qoftë se lajmërohen edhee lloje të reja të virusit korona mbi të cilat vaksinat do të kishin efekt më të ulët, teknologjia e vaksinave RNK është fleksibile, platformat janë fleksibile. Kompanitë vlerësojnë se në periudhë kohore prej një muaji deri në një muaj e gjysëm do të ishte bërë edhe vaksinë e re nëse do të kishte nevojë, për ndonjë lloj të ri të virusit korona” – tha Dr. Goran Kungullovski nga Laboratoria për Gjenetikë

LLoji i ri britanik i virusit korona për herë të parë u detektua te një pacint 46 vjeçar, i cili ka rezultuar pozitiv në dhjetor. Pacienti tek i cili u detektua loji i ri i virusit korona ka qenë me pasqyrë të mesme klinike, tani është shëruar. (Ersan Pajaziti, TVM2)