Dimitrov, RMV e përkushtuar për bashkëpunim rajonal
Një Ballkan Perëndimor sa më i fuqishëm...

Një Ballkan Perëndimor sa më i fuqishëm dhe sa më rezistues sjell poashtu një Bashkim Evropjan të fuqishëm ka thënë zv.kryeminstri, Nikolla Dimitrov në forumin e 5 –të të strategjisë evopiane për rajonin Adriatik – Jon.
Dimitrov ka theksuar para pjesëmarrësve nga BE dhe vendet rajonale se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në bashkëpunimin mes vendeve ballkanike, për çka thotë se alternativë tjetër më të mire nuk ka.
“Ballkani sa më I fuqishëm dhe sa më rezistues e bën edhe BE-në më të fuqishme dhe më rezistuese. Republika e Maqedonisë së Veriut në veçanti është e përkushtuar në bashkëpunimin rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rruga e bashkëpunimit nuk është vetëm zgjedhje e guximshme, por është zgjedhje e vetme për vendet e rajonit dhe më gjerë” – tha Zv.Kryeministri Nikolla Dimitrov.
Në forum mes tjerash ka folur edhe eurokomesari për zgjerim Oliver Varheji, Elisa Fereira eurokomesare për kohezion dhe reforma si dhe funksionarë të tjerë rajonal dhe evropian.
“Përkrahje e procesit eurointegrues të vendeve nga Ballkani Perëndimor do të thotë, “ lexo, zbulo” drejt politikave tona evropiane” – tha Elisa Fereira, Eurokemesionare për kohezion dhe reforma.
Ndërkohë, në rrugën eurointegruese të vendit, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias në intervistë për euroneës ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë RMV-në në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Për shkak se jemi miq edhe me Bullgarinë edhe me RMV-në do të mundohemi ta lehtësojmë zgjidhjen në dallimet e tyre në çfarëdo mënyre. Besoj se të gjithë vendet nga Ballkani do të kenë ardhmëri të njëjtë. Jam i sigurt se të gjithë do ta vlerësojnë këtë.
Dendias nuk ka përmendur konkretisht metodë me të cilën do të përafronte Shkupin dhe Sofjen, por se dëshiron të ndihmojë siç ka thënë ai, dy vendet mike të Greqisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
