VMRO-DPMNE akuzon pushtetin, nuk ka vaksina por ka lloj të virusit si në Britani

28.01.2021 17:44

VMRO – DPMNE akuzon ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe....

VMRO – DPMNE akuzon ministrin e shëndetësisë,  Venko Filipçe se ka gënjyer kur më 22 janar tha se në Maqedoni nuk ka asnjë mutacion të virusit korona si në Britaninë e Madhe.

Nga VMRO DPMNE thonë se mutacioni i llojit britanik të KOVID - 19 në Maqedoni ekziston që nga 29 dhjetori, 2020.

“Personi në të cilin u zbulua lloji britanik tashmë është shëruar dhe mbahet në regjistrat e atyre të shëruar që nga 22 janari. Pikërisht në atë 22 Janar, Filipce tha se kjo racë britanike nuk ekzistonte në Maqedoni. Qeveria është pa busull! Ministri dhe Kryeministri nuk e dinë se cilat lloje të viruseve ekzistojnë. Deri sa të gjitha vendet në botë janë në garë për më shumë vaksina, te ne vaksinat ende nuk duken” – u shpreh Olga Lozanovska nga VMRO-DPMNE.