“Covid 19”, 10 viktima, 336 raste të reja, 385 të shëruar

28.01.2021 17:58

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga  1964   testime të bëra ka regjistruar  336 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 10    persona,  ndërsa  janë shëruar 385  pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 145 raste i pasuar nga Kavadari me 27, Ohri 25, Prilepi 17, Tetova 15, Kumanova dhe Velesi me 13, Manastiri me 12, Dellçeva me 10 dhe qytetet e tjera me numër më të  ulët të  të infektuarve.

Betejën me covid 19 e kanë humbur 10  pacientë, prej të cilëve pesë pacient nga Shkupi, dhe nga një pacient në Kavadar, Gostivar, Koçan, Ohër dhe Prilep. Klasteri i të infektuarve në Nefrologji po zgjërohet dhe shifra e të infektuarfve arrin në 24 dhe mbetet që ASHAM të konfirmojë se a është mutacioni britanik i virusit arsye për përhapjen masive të virusit. Rezultatet nga laboratori në ASHAM priten pas një jave. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka dorëzuar shkresë deri te KE ja për rezervimin e terapisë së kombinuar me antitrupa për trajtimin e të sëmurëve me covid 19 me casivimab dhe imdevimab. Me këto ilaçe do të furnizohemi me ndihmë të kredisë nga Banka Botërore.

Ndërkohë ,numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 91. 891    prej tyre  janë shëruar 80.393   kanë humbur jetën 2831   dhe numri i rasteve aktive shënon 8667. (Flutura Latifi, TVM2)