Aplikacioni “Telegram”, rasti “Dhoma Publike”, MPB arrestoi katër të dyshuar
Lidhur me rastin “Dhoma Publike”...

Lidhur me rastin “Dhoma Publike” që ditë më parë tronditi opinionin, MPB ka ndërmarrë një aksion policor në disa qytete, me crast janë arrestuar 4 persona.
Dy qytetarë nga Manasatiri, një nga Velesi dhe një tjetër nga Shtipi, ndërkohë që po kerkohen edhe persona të tjerë të kycur në rrjetin “Telegram”, ku janë këmbyer kontakte dhe foto eksplicite nga vajza të reja.
MPB është në koordinim edhe me Prokurorinë Publike, dhe po ndërmerren masa edhe kundër personave tjerë.
“Punojmë në zbardhjen e rastit, në gjetjen e personave të tjerë të kycur në rrjetin Dhoma Publike. Po I ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme , dhe njëkohësisht e njoftuam edhe rrejtin telegram, prej ku kërkuam edhe bashkëpunim për rastin” – tha Toni Angellovski nga MPB.
Kanë reaguar edhe krerët e lartë të shtetit, VMRO: MPB e paaftë për zbardhjen e rastit
Rasti në fjalë është dënuar nga kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev.
“Nëse aplikimi “Telegram” nuk e mbyll kanalin “Dhoma Publike” do ta shqyrtojmë opsionin për bllokimin ose mbylljen e shfrytëzimit të këtij aplikimi në vendin tonë, derisa nuk fillojnë të bashkëpunojnë me ne“, ka shkruar Kryeministri Zaev.
Në reagimin e tij, presidenti i vendit Stevo Pendarovski kërkoi nga kompetentët ta hetojnë rastin, ndërsa fajtorët kryesor të dalin para drejtësisë.
“E drejta e privatësisë është e garantuar me aktin më të lartë juridik, Kushtetutën, ka thënë Pendarovski.
Nga VMRO DPMNE akuzojnë për paaftësinë e organeve të rendit që rastin ta mbyllin për një ditë.
"Shprehim mbështetje për të gjithë qytetarët që janë viktimë e këtij sistemi të paaftë, dhe jut themi që derisa LSDM është në pushtet, qytetarët do të jenë vetëm objekt I keqpërdorimeve” – tha Dimce Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Komunikologët thonë se këto procedura duhet të jenë me prioritet për zgjidhje të shpejtë, dhe të ketë sanksionime nga ana e insitutcioneve. Duhet të bëhet luftë e pakompromis për mbrojtjen e privatësisë.
“Askush e sidos të rinjtë nuk guxojnë të jenë viktima e proceseve të tilla, sepse kjo rendon akoma më shumë në zhvillimin psiqik të të rinjve .Rrjetet sociale nuk do të thotë se ju japin mundësinë për të ndërhy në privatësinë e dikujt” – tha komunikollogi, Kordallov.
Në mesin e viktimave të “Dhomës Publike” ështe edhe një 28 vjecare nga Kavadari që morri guximin publikisht të flasë për gjithcka që kishte kaluar prej kur një foto e saj ishte publikuar në rrjetin “Telegram”. (Flutura Latifi, TVM2)
