Oda e pavarur e hotelierëve, presim subvencionim të pakushtëzuar të pagave
Takimi i paralajmëruar për nesër...

Anulohet takimi i paralajmëruar për nesër ndërmjet hotelierwve me Zëvendës Kryeministrin për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bitiqi, ku duhej diskutuar ndryshimet në protokollet e punës, ndihmën financiare dhe masa të tjera për të ndihmuar sektorin e hotelierisë.
Nga kjo odë thonë se nga kabineti i tij i kanë njoftuar se Zëvendës Kryeministri nuk mund të vinte në takim sepse ishte në një udhëtim zyrtar ndërsa këta nuk pranojnë takim pa praninë e Zëvendës Kryeministrit Bytiqi. Hotelierët presin subvencionim të pakushtëzuar për të mbuluar humbjet e hotieleris në vlerë prej 20 milion euro.
“Ajo që dimë është se subvencionimi i pagave do të vazhdojë për industrinë e hotelierisë. Ne presim që ata të jenë të pakushtëzuar, dmth secili hotelier për secilin punonjës të jetë në gjendje të marrë subvencionin e duhur - mbështetje për të mbuluar humbjet e hotieleris në vlerë prej 20 milion euro që kemi kërkuar për të gjitha 6,500 objektet hotelierike, të marrin një vendim dhe të shpërndahen në mënyrë të njëpasnjëshme nga 1.000 në 5.000 sipas objekteve hotielerike” – tha Kryetari i Odës së Pavarur të Hotielerive, Zdravko Josifovski.
