Transparensy International, për RMV-në rënie për 5 vende në indeksin e korrupcionit

28.01.2021 20:04

RMV është në vendin e 111 sipas rangimit të indeksit....

RMV është në vendin e 111 sipas rangimit të indeksit të perceptimit për korrupsion të vitit 2020 të Transparenci Internacional së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën, Mongolinë dhe Panamën.

Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Sipas VMRO DPMNE SË vendi shënon rënie për pesë vende krahasuar me rangimin e vitit 2019. Nga kjo parti shtojnë se  për katër vite në pushtet LSDM e shëndrroi RMV në në vend ku mbizotëron krimi dhe korrupcioni, andaj kërkohet dorheqja e Qeverisë.

“Ky është rezultati i vërtetë i tërë Qeverisë. I ministrave që punësojnë të afërmit  e ytre në administratë ,ky është rezultat i nksk dhe sirtareve të tyre përplotme lëndë, ky është rezulati i heshtjes së Prokurorisë Publike  për paditë penale të pazgjidhura . Kjo është heshtja e tërë pushtetit dhe zërave për kriminalitet të Qevrisë. Kjo shkon në llogari të gjithë mbështetësve të Zoran Zaevit dhe për kët duhet të ketë përgjegjësi” – tha Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM, VMRO DPMNE bën obstrukcione në ligjin për PP

Por sipas  deputetit të LSDM së Kostadin Kostadinov,  partia më e madhe opozitare ka bërë obstruksione në miratimin e ligjit për  Prokurorinë publike . Ai më tej shton se për të luftuar korrupsionin nevoitet gjyqësi dhe prokurori profesionale.

“Po ashtu qytetarët kanë perceptim të keq kur shohin se partia më e madhe opozitare bëri obstrukcione në ligjin për Prokurorinë Publike, kur shihnin qytetarët se si lufton VMRO DPMNE për të mbrojtur kriminelët  në partinë e tyre dhe për shkak të këtyre arsyeve lufta kundër korrupcionit në planin aksional 21 është vendosur shum lartë në agjendë” – theksoi Kostadin Kostadinov nga LSDM. 

Kostadinov më tej shtoi se është paralajmëruar pastrim i gjyqësisë dhe kjo gjë po ndodh. Kjo gjë do të vërtetohet edhe në të  ardhmen dhe perceptimi i qytetarëve do të ndryshojë pas çdo vendimi gjyqësor. (Flutura Latifi, TVM2)