Pakoja e pestë ekonomike, Zaev: Përfshin qytetarët, punëtorët dhe ekonominë

29.01.2021 13:01

Kryeministri, Zoran Zaev...

Kryeministri, Zoran Zaev, ka zbuluar një pjesë të masave të parapara me pakon e pestë për mbështetje të qytetarëve, punëtorëve dhe ekonomisë. Një nga masat, siç tha, është të fshihen të gjitha normat e interesit të borxheve të cilat i kanë qytetarët ndaj institucioneve shtetërore dhe komunale për borxhe më të vjetra se tre muaj nën kushtin që t’i rregullojnë në 12 këste të borxhit që e kanë.

Në këtë pako përfshihet edhe ndihma  ndaj të varfërve,  përkatësisht këtu do të dimensionohet segmenti i dytë nga pakoja e pestë. Pakoja e tretë do të jetë mbështetje për ekonominë.

Ai theksoi se i targetojnë edhe hotelet jashtë vendeve turistike për të cilat dëshirojnë të japin grande apo masa të caktuara, ndërkaq paralajmëroi masë shtesë edhe për duhanin. Objektet e gastronomisë dhe transporti i udhëtarëve, shtoi  kryeministri Zaev, janë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga masat e Qeverisë, dhe këtu do të zhvillojnë pako shtesë të masave.

Lidhur me mediat, Zaev tha se gjithashtu janë drejtpërdrejtë të goditur sepse paguajnë 49 milionë e 500 mijë denarë në vit koncesione, të cilat duhen paguar deri në fund të muajit shkurt.