Mbyllet “Dhoma publike”, MPB në kërkim të krijuesve

29.01.2021 14:16

Grupi “Dhoma publike”, në të cilën mbi 6.500 anëtarë...

Grupi “Dhoma publike”, në të cilën mbi 6.500 anëtarë shpërndanin fotografi, profile të rrjeteve sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave, mbrëmë është fshirë në rrjetin social Telegram.

Në ndërkohë, vazhdon hetimi për krijuesit e grupit, ndërsa tashmë janë arrestuar katër persona, prej të cilëve dy nga Manastiri, një nga Velesi dhe një nga Shtipi. Kompetentët bëjnë thirrje për kujdes sepse në Telegram ka edhe një grup tjetër të ngjashëm për të cilin gjithashtu po veprohet.

Kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, e përshëndetën hapin e platformës Telegram dhe porositën se ata të cilët e kanë shkelur ligjin do të dënohen.

Zaev dhe Spasovski, paraprakisht, u kërcënuan se ka mundësi për bllokimin e Telegramit në vend nëse platforma edhe më tutje mbetet e shurdhët në kërkesat e policisë dhe prokurorisë për fshirjen e “Dhomës publike”.