Zaharieva: Lidhjet Shkup-Beograd, ende s’janë shkëputur

29.01.2021 13:31

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva....

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva  ka deklaruar se kthimi i gjuhës serbe në shkollat e Republikës së Maqedonisë së Veriut i mohon pohimet se lidhjet me Serbinë dhe Rusinë janë ndërprerë. 

“Maqedonizmi në vetvete është një ide gjeopolitike e krijuar nga Beogradi dhe Moska. Për fat të keq, nuk jam e befasuar nga ky vendim i autoriteteve maqedonase. Kthimi i gjuhës serbe do të thotë se të gjitha partitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut pavarësisht nga dallimet e tyre politike, janë unanime në këtë çështje, si dhe për temën e marrëdhënieve me Bullgarinë”,  tha Zaharieva për BTV.

Sipas saj, veprimet e tilla janë dëshmi e afrimit me Serbinë. Ky koment i Zaharievës, siç transmeton BGNES, pason pas deklaratës së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, se mësimi i gjuhës serbe do të kthehet në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.