Botë

Sulm vdekjeprurës në një sinagogë në Izrael

18.11.2014 11:49

Dy persona të armatosur me sëpata dhe thika kanë kryer një sulm në një sinagogë të Jerusalemit...

Policia izraelite ka thënë se sulmuesit kanë vrarë katër besimtarë dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë, para se të jenë qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit. Një zëdhënëse e policisë ka thënë se sulmuesit duket se janë palestinezë nga Jerusalemi lindor.
 
Dhuna në Izrael dhe në territoret palestineze është rritur dukshëm javëve të fundit. 
 
Ndërkohë,  kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do të përgjigjet me “dorë të rëndë”, duke shtuar se ky është rezultat i drejtpërdrejtë i goditjes nga Hamasi dhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, goditjes që bashkësia ndërkombëtare e ka injoruar në mënyrë të papërgjegjshme, ka thënë Netanyahu.