Konferencë mbi lirinë e shprehjes, pjesëmarrësit: Indikator kyç për anëtarësim në BE

29.01.2021 15:47

Nëse nuk kemi lirinë e mediumeve....

Nëse nuk kemi lirinë e mediumeve, atëherë nuk do të jetë e lehtë të bëhen reforma në fusha të ndryshme, pikërisht për këtë është e rëndësishme liria e mediumeve, theksoi zëvendëskryeministri  për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, gjendja e përgjithshme e shprehjes së lirisë ngelet për t’u përshëndetur.

“Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2020 është se gjendja e përgjithshme në të cilët veprojnë mediat, mbetet e kënaqme liria e shprehjes dhe mundëson raportim kritik medial. Shteti ka dëshmuar qëndrim proaktiv ndaj dezinformimit dhe ka ndarë mjete për të mbështetur mediat e shkruara. Roli më drastik i mediumeve ka qenë në rastin e 27 prillit  2017, po të mos ishin mediumet që të informojnë, raportojnë lëndë, pyetja se si do të ishte epilogu për atë ditë zie në Maqedoninë e Veriut. Mediumet janë ata që japin dritë ngjarjeve dhe shoqëria të ec përpara.”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitrov.

Liria e të shprehurit është indikator kyç që vendi të jetë anëtar e Bashkimit Evropian, theksoi Sherife Ismaili  - koordinatore  e projektit në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit.

“Nëpërmjet lirisë së të shprehurit tregohet angazhimi drejt demokracisë, asnjë vend nuk mund të jetë anëtar e Bashkimit Evropian nëse nuk ka ndonjë garanci për lirinë e të shprehurit. Nëpërmjet këtyre projekteve forcohet kapaciteti i mediumeve.”,- tha koordinatorja e  projektit në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit, Sherife Ismaili Kasapi.

Konferenca është pjesë e projektit “Euro Focus”, i mbështetur financiarisht nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, i cili zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)