Prej të hënës LNSHM vendos për hapat e tjerë, maturantët përfunduan bojkotin
Lidhja e Nxënësve të Shkollave të Mesme....

Lidhja e Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe kryetari i së njëjtës, Blendi Hodai, në emër të gjeneratës së maturantëve 2020-2021, përmes një komunikate me shkrim, kanë njoftuar se dje përmes postës elektronike u ka dorëzuar 85 deputetëve kërkesë për mbështetje të kërkesave të tyre, që në vend të 4 provimeve të maturës, maturantët të japin provim vetëm në dy lëndë.
Kërkesa është dërguar për shkak të, siç thuhet, mospërfilljes së kërkesave nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në komunikatë më tej thuhet se derisa MASh nuk tregon vullnet të mire, Lidhja e nxënësve kërkon nga deputetët ndryshime në Ligjin për Shkollim të Mesëm, si një hap demokratik, ku duhet potencuar se në plotësimin e ligjit në mënyrë decide duhet të shkruaj se kjo dispozitë me kërkesa të jetë e përkohshme, dhe të vlejë vetëm për vitin shkollor 2020-2021.
Për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre, maturantët të organizuar nga ana e Lidhjes së nxënësve qysh në ditën e parë të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, filluan me bojkot të mësimit, dhe paralajmëruan se i njëjti do të zgjasë vetëm një javë, e që më pas do të vendosin për hapat e mëtutjeshme.
Përfundimin e bojkotit e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Lidhjes së Nxënësve, Blendi Hodai, i cili ka deklaruar që nga dita e nesërme do të vendosin se cilat hapa do ti ndërmarrin, a do ti kthehen mësimit online, nga dita e hënë. Lidhja e nxënësve në letër shkruan që plotësisht e kuptojnë nevojën e mbajtjes së maturës shtetërore, por që pandemia dëshmoi se arsimi mund të funksionojë edhe pa mbajtjen e saj, duke u thirrur në vendimin e qeverisë me fuqi ligjore i sjellë në maj të vitit të kaluar, përmes së cilit maturantët aso kohe ishin të liruar nga dhënia e provimit të maturës shtetërore, për shkak siç thuhet pa aftësisë së sistemit arsimor për të ndërmarrë një hap kaq të madh në periudhë kur shoqëria u përball me mësimin online.
