“E Majta”: Iniciativë në kushtetuese për regjistrimin
Partia “E Majta” ka çuar në Gjykatën Kushtetuese....

Partia “E Majta” ka çuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Regjistrim, të cilin e kundërshtuan ashtu si edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare.
"Partia politike “E Majta” ka ngritur iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë, me çka dyshojmë në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit mbi Regjistrimin. Ne besojmë se kryerja e një regjistrimi gjatë një pandemie është në kundërshtim me ligjin penal pozitiv, i cili parashikon krimin; Mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie; Dhjetëra vende në botë, Serbia, Romania, Bullgaria, Gjermania, Skotlanda, pikërisht për idenë shizofrene për t’u mbajtur regjistrim në këtë kohë. Tjetra është se në kundërshtim me regulloren e Eurostad ku tentuan ta shfercojnë ligjin me flamurin evropian.”,- tha Dimitar Apasiev nga “E Majta”.
VMRO-DPMNE: LSDM dëshiron të bëjë regjistrim politik
Me komunikatë për këtë çështje kanë dalë edhe nga VMRO-DPMNE-ja, sipas tyre Regjistrimi që Qeveria e Zaevit dëshiron të dëbojë me forcë, është një operacion i thjeshtë politik, jo një operacion statistikor. Sipas tyre, Ligji për Regjistrim ende nuk ka asnjë metodologji, vetëm dy muaj para regjistrimit.
“Qeveria po imponon me forcë një operacion të madh në terren në mes të një pandemie, kur të gjitha vendet serioze në rajon dhe Evropë po shtyjnë regjistrimet e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve të tyre. Kjo vetëm garanton që qeveria e tashmë ka rezultatet e regjistrimit dhe duhet vetëm t'i shpallë ato, siç dëshmohet nga ankandet e hapura me rezultate, numra dhe përqindje. Zaev të përgjigjet nëse marrëveshja për regjistrimin, rezultatet, numrat dhe përqindjet tashmë janë rënë dakord paraprakisht në një objekt hotelierik në zonën e Pollogut.”,- u tha nga VMRO-DPMNE.
Taravari: Nuk ka kohë për realizim të regjistrimit në prill
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i ASh-së, Arben Taravari, thotë se nuk ka kohë për ta mbajtur regjistrimin në prill.
“Jo nuk them se do të dështoj regjistrimi, por unë them se nuk do të mbahet, sepse nuk do të ketë kohë për t’u mbajtur regjistrimi. Prej 1 prillit duhet të fillojë regjistrimi, metodologjinë definitivisht drejtori nuk e ka të qartë. Në një vend pohon se mërgimtarët do të llogariten si rezident në tjetrën si jo rezident, në njërën tregon se ato do të përfshihen në përqindjen definitive, por metodologji definitive edhe nuk ka as Enti Statistikor dhe shpresoj që atë ta bëjnë sa më shpejt. Ne si parti politike e kemi përkrah ligjin në parlament me të vetmin qëllim, që proceset të ecin dhe shteti të ketë statistika.”,- u shpreh Arben Taravari nga ASh.
Sipas ligjit, regjistrimi është paraparë të mbahet nga 1 deri më 21 prill të këtij viti. (Fitim Kryeziu, TVM2)
