Botë
Kerry: SHBA s’do të frikësohet nga IS-i
18.11.2014 12:05
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga militantët e Shtetit Islamik...

Kerry ka thënë se Shteti Islamik mund të rritet në mbarë botën dhe se SHBA-ja duhet të mbetet thellë e angazhuar në Lindjen e Mesme.
Ai ka thënë se ky grup ka marrë më shumë toka dhe burime sesa “Al Kaida” “në ditët e saj më të mira”.
Keri i ka bërë këto komente në Uashington, pasi Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar vdekjen e punëtorit amerikan të ndihmës, Peter Kassig.
Militantët e Shtetit Islamik kanë lëshuar një video, në të cilën thonë se i kanë prerë kokën atij.
