Komisioni për Sëmundje Infektive: Administrata të vazhdojë punën me rotacion

29.01.2021 17:52

Pas uljes së numrit të personave të infektuar...

Pas uljes së numrit të personave të infektuar me virusin Korona në vend u kërkua kthimi i të punësuarve në sektorin publik me orar të plotë, por një kërkesë e tillë nuk gjeti përkrahjen e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Nga ky Komisioni kanë vendosur që të vazhdohet orari i miratuar me rotacione për administratorët si pasojë e pandemisë me virusin Korona.

Qeveria pas marrjes së rekomandimit do të duhet të marrë vendimin përfundimtar në seancë qeveritare. Komisioni rekomandoi që të mos ndryshohet orari i punës në objektet e hotelerisë dhe të vazhdojnë punën deri në orën 21:00. Puna në administratën shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat, sipas parimit të punës dhe procesit të punës, organizimi i punës mbetet i njëjtë, të zhvillohet në ndërrime ose në internet nga shtëpia, ose të zvogëlohet nga një sistem rotacioni në varësi të karakteristikave të procesit të punës së institucioneve.

Qeveria me propozim të Ministrisë së Administratës kishte kërkuar që nga një shkurti të ndërpritet sistemi me rotacione, respektivisht administrata të punojë me orar të plotë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat Kovid në Shkup janë hospitalizuar 12 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të virusit Korona, ndërsa gjithsej 254 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. (Gyltene Sinani, TVM2)